Ligji i ”Branitellave”/ Fronti Evropian bllokon ligjin në komision – VLEN përpiqet ti merr meritat!

Fronti Europian bllokoi sot ligjin e “Branitellave” të propozuar nga LSDM e që e përkrahën edhe deputetët e VMRO-së dje në seancë plenare për t`u ëish në rend dite.

Ilire Dauti deputete e Frontit Europin si kryetare e Komisionit për punë dhe politik sociale sot rrefuzoi ta fusë në rend dite këtë ligj.

Derisa të jem unë kryetare e komisionit ky ligjë Asnjëhe nuk do të futet në rend dite tha Dauti.

”Aty ku ne jemi të vendosur nuk ka vend për pika të tilla diskriminuese që dallojnë qytetarët, që diferencojnë qytetarët dhe që bëhen ligjet e përshtatshme sipas preferencave të dikujtë. Në Komisionin që unë udhëheq për Politikë Sociale për Sport dhe Rini nuk ka vend për ligje të tilla që vijnë në mënyrë të njëanshme, diskriminuese. Pa mos e patur pjesën e trajtimit dhe rregullimit me ligj edhe të çështjes ëish ushtarëve të UÇK-së. DMTH pa at element as nuk mund të mendohet se në komisionin që unë udhëheq do të mund të kalonte një propozim ligj I tillë. Le të më shkarkojnë në bazë të regullores apo gjitha procedurave të tjera, gjithsesi unë nuk pranoj që aj ligj të futet si pikë e rendit të ditës në atë komision” – tha Ilire Dauti.

Nga ana tjetër nëpër rrjetet socjale deputetë dhe funksionarë të VLEN-it vrapuan për të shkruar se ata janë meritor që ligji nuk ka kaluar në komisionin për punë dhe politikë socIale duke mos përmend faktin se I njëjti fare nuk u fut në rend dite nga ana e kryetares së komisionit Ilire Dauti.

Zeqirija Ibrahimi kryetar I Alternativës ka shkruan:

“Deputet me dinjitet duke shgpërndarë statusin e deputetit Bekim Sali I cili ka shpërndarë lajmin në fb se deputete e VLEN-it kanë bllokuar ligjin në komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale”

Izet Mexhit në FB sërish sot ka shkruar:

Po e RIPËRSËRIS, ashtu siç e thash edhe mbrëmë: Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat NUK KALOI! BDI, nëpërmjet LSDM-së, e fut Ligjin e Branitellave në rend dite në Kuvend. BDI, përmes LSDM-së dhe LEVICËS, sulmon kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, dhe kërkon shkarkimin e tij vetëm pse është shqiptar. BDI, nëpërmjet LSDM-së, dëshiron të shfuqizojë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Ama JO, të gjitha këto mbeten vetëm tentativa të dështuara, sepse VLEN është garantues i të drejtave të shqiptarëve në këtë vend! Ju nuk mund të dëmtoni shqiptarët, sepse ne kemi GUXIMIN dhe FUQINË për t’i mbrojtur!, ka shkruar Mexhiti.

Ka reaguar sot edhe propozuesja e ligjit deputetja e LSDM Sllavjanka Petrovska. Ajo ka përgënjeshtruar Arben Taravarin I cili në një paraqitje në media mbrëm deklaroi se ligji është fut në procedurë në kohën kur Talat Xhaferi ka qenë kryetar parlamenti.

“Ligji është dorëzuar në fillim të korrikut, më saktë më 1 korrik 2024. Pyetja e vërtetë është pse Gashi, partneri i koalicionit të Mickovskit, e fshehu në një sirtar për dy muaj e gjysmë dhe vetëm tani e futi në rend dite? Tensionet ndëretnike nuk nxiten nga ligji i propozuar, por nga të ashtuquajturit politikanë që shikojnë përtej xhepave të tyre. Pres që në seancën e komisionit dhe seancën plenare të diskutojmë projektligjin, jo teoritë e konspiracionit. Le të dalë më në fund qeveria nga filmi opozitar dhe të fillojë të sillet seriozisht”, ka thënë Petrovska.

Gjithsesi ligji për “branitellat” edhe pse është në rend dite të seancës rrjedhëse të parlamentit për të njejtin nuk do të mund të debatohet derisa I njejti nuk kalon në komisionin amë për punë dhe politikë sociale, gjë e cila nuk do të ndodhë shkaku se me të njejtin kryeson Ilire Daui nga Fronti Europian. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share