Kryetar i BDI-Dega e Çairit, Bekim Neziri ka akuzuar Qeverinë dhe VLEN-in se po vazhdojnë presionet ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore. Ku kësaj radhe viktimë e këtyre presioneve është ish-ushtari i UÇK-së në Maqedoni dhe Kosovë, ALI ISMAILI, i cili nga pozita e ndihmës shefit në Departamentin për Punë Kriminalistike në Çair, në Njësinë për Punë të Brendshme Çair, Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, Byroja për Sigurinë Publike, është transferuar në Njësinë për Qentë Zyrtarë, brenda të njëjtës Byro për Sigurinë Publike.
Ja statusi i plotë i Bekim Nezirit:
”Vazhdojnë presionet ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore! Kësaj here, viktimë e këtyre presioneve është ish-ushtari i UÇK-së në Maqedoni dhe Kosovë, ALI ISMAILI, i cili nga pozita e ndihmës shefit në Departamentin për Punë Kriminalistike në Çair, në Njësinë për Punë të Brendshme Çair, Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, Byroja për Sigurinë Publike, është transferuar në Njësinë për Qentë Zyrtarë, brenda të njëjtës Byro për Sigurinë Publike. Këto masa, të cilat kanë për qëllim të dobësojnë shqiptarët në institucionet publike, tregojnë qartë dobësinë politike të partive shqiptare jolegjitime që janë pjesë e kësaj qeverie. Bashkimi Demokratik për Integrim, si dhe dega jonë e Çairit, po i ndjekin me vëmendje të gjitha veprimet që dëmtojnë shqiptarët dhe rrezikojnë lirinë dhe demokracinë në vend. Dega e Çairit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbështesin maksimalisht ish-luftëtarin Ali Ismaili, si dhe çdo qytetar tjetër të Çairit, pa marrë parasysh përkatësinë politike, ndaj të cilëve po ushtrohet padrejtësi, presion, poshtërim dhe degradim në vendin e punës dhe në çdo aspekt tjetër të jetës” – ka shkruar Neziri. /tvklan.mk/