KSHZ: Ka filluar pagesa e kompensimit për anëtarët e KGJ për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Njoftojmë anëtarët e këshillave zgjedhore se ka filluar pagesa e kompensimeve dhe po vazhdon për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024. Dinamika e procedurës së pagesës së kompensimeve varet nga përditësimi dhe saktësia e të dhënave për BGJ të futura nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, përkatësisht janë dorëzuar të dhëna që përmbajnë shumë gabime teknike për të dhënat personale dhe ato duhet të kontrollohen dhe korrigjohen individualisht në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për t’u pranuar në sistemin e thesarit për pagesa në Ministrinë e Financave.

Vërejmë se bëhet fjalë për të dhëna për rreth 35.000 anëtarë të këshillave zgjedhorë me të dhëna nga numri amë dhe llogari transaksionesh, për saktësinë e të cilave gjatë futjes së të dhënave ishin të obliguar komisionet komunale zgjedhore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share