LSDM: Policë të pafajshëm po ndëshkohen për skandalin e Afrim Gashit në kufi

Partia opozitare maqedonase LSDM, ka dalë me reagim pasi dje MPB njoftoi se ka nisur procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë, në lidhje me kalimin e delegacionit të Afrim Gashit në pikën kufitare “Bllacë”, i cili mori pjesë në një dasmë në Kosovë.

Nga LSDM thonë MPB i konfirmoi të gjitha informacionet e publikuara nga ata dhe se fajin për skandalet në kufi Gashi dhe OBRM-PDUKM ua hedhin policëve.

“Për gjashtë policët MPB propozon procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë. Në vend që t’i kërkohet llogari shefit Naum Ramuka, i cili ka dhënë urdhra, po ndëshkohen njerëz të pafajshëm, të ndershëm. Ky është turp”.

“Doli se Mickoski një gjë thotë në publik dhe bën një gjë krejtësisht tjetër. Ndërsa predikimet për përgjegjësi mbahen kundër njerëzve të pafajshëm dhe Toshkoski zbaton mbrojtje policore-partiake për shefin e tyre të preferuar Ramuka”.

“Kjo është edhe një arsye që Prokuroria të veprojë për këtë rast. Prokuroria kompetente duhet ta parandalojë këtë padrejtësi dhe fajtorët e vërtetë të mbajnë përgjegjësi”, thonë nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share