Tensione në Vrapçisht të Gostivarit pas lirimit të Pavlovskit/ Banorët e fshatit Gallatë largojnë ekipet e gazetarëve nga fshati

Situata në Komunën e Vrapçishtit vazhdon të jetë e tensionuar. Gazetarët shqiptarë, të cilët kishin shkuar për të mbledhur informacione nga banorët e një fshatit Gallatë ku ndodhet një kishë, u sulmuan dhe u detyruan të largoheshin pasi banorë të këtij fshati përkrahës të dhunuësve të djeshëm të cilët nuk lëjuan lëvizjen e ekipeve brenda fshatit.

Ndryshë dy të arrestuarit mbrëm në ndërtesën e komunës së Vprapcishtit u liruan mbëm vonë nga poliocia, por organizatori kryesor Dushko Pavllovski edhe pas lirimit nuk I ndali kërcnimet drejtuar kreut të komunës së Vrapcishtit Isen Shabani.

Në rrjetin socjal FB ai ka shkrura:

“Ashtu siç të thashë, shiritat t’i solla para derës së komunës së Vrapçishtit, ndërsa ti u fshehe për tre orë në zyrën tënde, edhe pse kishe mbi 20 policë që të ruanin. Ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm.”

Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mohoi çdo lidhje me Pavlovskin, duke shpjeguar se një fotografi e tyre, e cila po qarkullon, është bërë para pesë viteve. Limani theksoi se ai nuk ka asnjë lidhje me Pavlovskin dhe se fotografia është një nga qindra që ka bërë me qytetarët.

“Fotografia është bërë para pesë apo gjashtë viteve, dhe çdo qytetar që ka bërë një foto me mua në raste të caktuara mund të përdoret si në këtë rast. Kjo po bëhet për të devijuar vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale që kanë vazhduar për 20 vitet e fundit. Lidhur me tenderin, nuk kam njohuri të detajuara, pasi është një çështje e hapur për konkurrencë nga të gjitha kompanitë dhe nuk kam informacion të saktë për këtë çështje” – tha Valbon Limani.

Televizioni Klan ka arritur të sigurojë disa nga kontratat dhe tenderët që kompania e Dushko Pavlovskit ka fituar nga Komuna e Gostivarit. Përveç kësaj, gjatë muajve të fundit, e njëjta kompani ka qenë e angazhuar në ndërtimin e banesave në Gostivar dhe ka marrë gjithashtu tenderin për trajtimin e qenve endacakë. Ndërsa autoritetet komunale kanë deklaruar se çdo proces tenderimi është kryer në përputhje me ligjin, spekulimet për lidhje të mundshme mes kryetarit të komunës së Gostivarit dhe Dushko Pavlovskit vazhdojnë të qarkullojnë. Derisa Valbon Limano mohon cfardo qoftë lidhje me Pavllovskin parardhësi I tij Arben Taravi heshtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share