Nga 30 shqiptarë në FIZHT mbesin vetëm dy

FIZHT VAZHDON TË MOS TREGOJË ARSYEN E LARGIMIT TË SHQIPTARËVE NGA PUNA

Largimi i shqiptarëve nga puna është shndërruar tashmë në fenomen në Qeverinë VMRO-VLEN. Një pjesë e punonjësve të larguar nga Fondi për Innovation dhe Zhvillim të Teknologjisë sot kanë kthyer mbrapsht pajisjet me të cilat kanë punuar sepse zyrtarisht nga e premtja që lam pas u është ndërprerë kontrata. Burimet tona brenda për brenda institucionit thonë se nga 30 shqiptarë sa kanë qenë të angazhuar, në Fond kanë mbetur vetëm dy të cilët kanë qenë të pajisur me vendim.

Gazetari i Klan Maqedoni vizitoi zyrat e Fondit për Inovacion dhe tentoi ta takojë drejtorin megjithatë agjenda e drejtorit për këtë javë qenka veçmë e mbyllur dhe për të takuar të njejtin, duhej rezervim paraprak.

Përveç premtimeve për takim me të parin e institucionit, punonjësja e cila na priti në zyrat e Fondit na premtoi edhe përgjigje për pyetjen që Klan e dërgoi ditën e djeshme në adresën elektronike të Fondit, megjithatë, përgjigjja përsëri mungoi dhe Fondi për Inovacion vazhdon ta mbajë të fshehur arsyen se pse janë larguar shqiptarët dhe vazhdon të mos e tregojë përqindjen e shqiptarëve që janë të angazhuar në këtë institucion

Largimi i punonjësve nuk është veprimi i vetëm që ka bërë pasardhësi i Halilit, burimet tona thonë se nga detyra janë liruar edhe katër antarët shqiptarë që kanë qenë në bord të këtij institucioni.

Nëse dikur kishte katër shqiptar në bord nga gjithësej shtatë, sot bordi të gjithë anëtarët e bordit të FIZHT janë maqedonas.

Ish drejtori, Festim Halili dje në një prononcim për Klan tha se kjo nuk është vetëm hakmarje politike por veprim për hemogjenizim të institucionit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share