Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend/ QMK: 22 zjarret në hapësirë të hapur janë shuar

RESHJET E SHIUT SHUAJNË ZJARRET NË VEND

Shiu ka shuar të gjitha zjarret në vendin tonë. Falë rreshjeve të dendura të shiut në 24 orët e fundit janë shuar zjarret në komunat Prilep, Dollneni, Çashkë, Berovë, Zhelinë, Likovë, Staro Nagoriçane, Zelenikovë, Gazi Babë, Çuçer Sandevë, Araçinovë, Kërçovë dhe Rosoman.

Të 22 zjarret në hapësirë të hapur janë shuar nga reshjet e shiut, njoftoi sot  Qendra për Menaxhimin e Krizave.

“Shiu ka ndihmuar në shuarjen e të gjitha zjarreve në territorin e shtetit”, thonë nga Qendra për menaxhimin e krizave.

Ndryshe, dje Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim  bëri të ditur se kanë vetëm një “ertraktor” ka ngelur funksional nga tre sa posedon vendi ynë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share