Në qendër të Shkupit arrestohet një person i arratisur nga Burgu i Idrizovës

Sot, oficerët e policisë në qendër të Shkupit arrestuan S.B. (30), i cili ishte në kërkim sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga MPB, me urdhër të Burgut të Idrizovës për shkak të arratisjes nga burgu.

S.B. ishte dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burg, dhe i kishin mbetur edhe katër vjet, tre muaj e 12 ditë për të vuajtur, pasi ishte dënuar për posedim të paligjshëm të drogës.

I arrestuari sot do t’u dorëzohet autoriteteve të institucionit korrektues.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share