Nëna e tani të ndjerit Dërgut Fazliu I cili ndërroi jetë në burgun e Idrizovës javë më parë pasi ishtë vetë lënduar duke thyer xhamat në dhomën e vizitave , sot për herë të parë ka folur publikishtë për rastin.
Në një prononcim për Klan Maqedoni ajo hedh poshtë pretendimet e drejtorit për ekzekutimin e sanksioneve I cili kishte deklaruar se nuk ka pas kërkesë që tani I ndjeri të lirohet për të mar pjesë në varrimin e babit të tij.
“Jo ne e kemi dërguar kërkesën e kemi dorzuar në mbrëmje unë e kam dorzuar tek Burgu i Idrizovës lejen, ai polici më tha okej tha e dorgoj patjetër dhe tha ejani nesër në ora 8:00, në mengjesë dhe tha do mundohemi që ta lëshojm për ëeekend sepse e ka pasur ëeekendin e lirë tre ditë dhe shkuan dhëndri dhe motrat ta marrin në spital për vorrimin e babait të vetë ata nuk e lishuan dhe ju tha që jo nuk e lishojm por vetëm vizitë për ta parë” – tha nëna e tij.
Nëna e tij mes tjerash tregon edhe momentin kur djali i saj ishte vetë lëndua dhe thotë se askush nga policët e burgut nuk ka shkuar për të ndihmuar me kohë dhe për ta dërguar në spital.
“Edhe asaj motre i thotë vëllau babai na ka lënë por vetëm a ma ka bërë hallallë i thotë hallall ta ka ba e gjunë cigaren edhe në atë moment dhëndri thotë që xhamat kanë qenë shumë lartë sedi si mori fuqi ashtu i ra me boks nga i keqi edhe kur e largoj dorën dora ju këput e gjitha nuk patëm ndihmë nga askushi diku 7-8 polic ishin jasht ne kemi thirë me të madhe i binim dritarëve as nuk na qelën dyertë. Diku pas 10 minutave 15 i kanë hapur dyertë e kanë marë me një qebe e kanë dërguar me veturën e policëve deri spital por ai aty ka mbaruar jetë”.
Brenda dy dite Familja Dërguti humbi të zotin e shpisë dhe djalin e tij I cili gjendej në burgun e Idrizovës. Autoritet nuk pranojnë se janë fajtor për rastin në fjalë dhe vdekjen e 31 vjecarit Dergut Fazliu. /tvklan.mk/