Dje 34 zjarre në qiell të hapur, gjashtë janë ende aktive

Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 34 zjarre në qiell të hapur, prej tyre gjashtë janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër janë shuar, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Për zjarrin në territorin e Prilepit, QMK-ja sqaron se janë aktive degët drejt fshatrave Krushevicë, Çumovë dhe Sellcë dhe në vendin e quajtur “Çule” në malin Seleçkë. Në këto vende digjet bimësi me kërcell të ulët, bar i thatë dhe pyje me pisha.

Aktiv është zjarri edhe në zonën e komunës së Çashkës, në rajonin e fshatit Oraov Dol. Në këtë territor digjet bimësi e ulët, si dhe pyll i përzier, me pisha dhe bli.

Pyje me kërcell të ulët digjet edhe në komunën e Petrovecit, në fshatrat Breznicë, Gradmanci dhe Katllanovë.

Në rajonin e Shtipit, në fshatrat Haxhi Hamzali, Edeklertci dhe Toplik, si dhe në zonën e poligonit të Krivollakut, janë djegur pyje me kërcell të ulët, dëllinja dhe bar i thatë.

Sipërfaqe pyjore digjet edhe në komunën e Çuçer Sandevës në territorin e fshatit Tanushë, vendi i quajtur “Ramno”.

Bar i thatë dhesipërfaqe pyjore digjet në fshatin Desovë, komuna e Dollnenit.

QMK-ja thekson se zjarri në deponinë e qytetit në komunën e Krushevës është vënë nën kontroll.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share