Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri që kaploi një shkollë në Kenia

Të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një shkollë në Kenia qendrore u përfshi nga zjarri të enjten mbrëma, tha policia.

Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet pasi një numër i madh i nxënësve është dërguar në spital me djegie të rënda, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit në Hillside Endarasha Primary në qarkun Nyeri.

Presidenti Ëilliam Ruto e quajti zjarrin “të tmerrshëm” dhe “shkatërrues” dhe ka urdhëruar të nisin hetimet.

“Ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi”, shkroi Ruto në platformën X.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share