Filloi ndarja e vauçerave për punëtorët me të ardhura të ulëta/ Durmishi: Vauçer me vlerë prej 18.000 denarë do të marrin 1.777 persona

DURMISHI: VAUÇER ME VLERË PREJ 18.000 DENARË DO TË MARRIN 1.777 PERSONA

Sipas Programit për mbështetjen e turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta në vitin 2024, nga sot fillon ndarja e vauçerëve – vërtetimeve të pushimeve për punëtorët me të ardhura të ulëta, njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

“Aktvendimet për qytetarët të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet sipas thirrjes publike, janë nënshkruar sipas parimit i pari i ardhur i pari i shërbyer. Vauçerë për pushime për punëtorët me të ardhura të ulëta në kapacitetet turistike vendore me vlerë prej 18.000 denarë, do të marrin 1.777 persona”, deklaroi ministri Durmishi. Qëllimi kryesor i kësaj mase është t’u mundësojë personave me të ardhura të ulëta të mund të vizitojnë qendrat e turizmit vendor dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë kapacitetet e turizmit vendor për rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik. Pas ribalancimit të buxhetit, për këtë masë janë paraparë gjithsej 32 milionë denarë. Këto vauçerë mund të shfrytëzohen nga data 15 shtator deri më 1 dhjetor në një nga objektet hotelierike për akomodim që janë regjistruar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Listën e hoteleve dhe personave fituese do të mund ta gjeni në web faqen e Ministrisw sw Ekonomisë dhe Punës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share