Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë për shtetasin e Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit

Liridon Rexhepi, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) është arrestuar nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, Rexhepi ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi, shkruan Anadolu Agency.

E lidhur me këtë rast ka folur sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Telegrafi.
Ajo në një konferencë për media konfirmoi se lidhur me rastin Turqia ka dërguar pyetje me shkrim, gjersa shtoi se bashkëpunimi juridik me këtë shtet është shumë i mirë.

“… Së pari Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunim të shkëlqyer me Turqinë… Në të kaluarën e dini rastin e dëbimit të qytetarëve turq nga Kosova, por në përgjithësi bashkëpunimi juridik me Turqinë është shumë i mirë…Ne i trajtojmë kërkesat gjithnjë kur ato janë në përputhje me vendimet e gjykatave, sipas legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjeve që i kemi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share