E djathta ekstreme gjermane me fitore ‘historike’ zgjedhore në lindje

Alternativa gjermane kundër imigracionit (AfD) po feston një “sukses historik”, me një fitore të madhe për partinë e ekstremit të djathtë në shtetin lindor të Turingisë.

AfD fitoi pothuajse një të tretën e votave, nëntë pikë përpara CDU-së konservatore dhe shumë përpara tre partive qeverisëse të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Rezultati i jep të djathtës ekstreme fitoren e saj të parë në zgjedhjet e parlamentit shtetëror që nga Lufta e Dytë Botërore, megjithëse ajo ka pak shpresë për të formuar një qeveri në Turingi, sepse partitë e tjera nuk kanë gjasa të punojnë me të.
AfD doli e dyta në zgjedhjet e tjera të mëdha shtetërore të së dielës, në shtetin fqinj më të populluar të Saksonisë.

Rezultatet atje i dhanë CDU-së 31.9 për qind të votave, pak përpara AfD-së, përsëri shumë përpara tre partive që drejtojnë qeverinë kombëtare – Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe FDP liberale.

“AfD po dëmton Gjermaninë. Ajo po dobëson ekonominë, po ndan shoqërinë dhe po shkatërron reputacionin e vendit tonë”, tha ai në një deklaratë për Reuters.

Kandidati kryesor i AfD-së në Turingia, Björn Höcke, i cili është një figurë shumë e diskutueshme në Gjermani, përshëndeti “fitoren historike” dhe foli për krenarinë e tij të madhe.

Ai nuk arriti të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë për parlamentin e shtetit, por siguroi një vend sepse ishte në krye të listës së partisë së tij. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share