Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkrahjen ndërkombëtare që të të bëhet trysni për hapjen e arkivave të shtetit serb për krimet e kryera në Kosovë.
Këtë kërkesë ai e ka bërë një ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur.
Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë të dhëna nga arkivat për këtë lokacion andaj edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave tonë. Në bazë të marrëveshjes sonë në Bruksel me 2 maj të vitit 2023, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës të Brigadës 37 të moterizuar në ushtrisë jugosllave përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë e sidomos në rajonin e Drenicës
Bëri të ditur se tashmë kanë nisur përgatitjet për gërmime në disa lokacione të Serbisë.
“Kanë filluar përgatitjet për gërmime në Gozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi dhe shpresojmë që kjo nuk është një përpjeke e re e shtetit serb për ta evituar nga agjenda e gërmimeve lokacionet e tjera të shenjëuara në Serbisë. .
Aktualisht sipas tij janë rreth 13 lokacione të vlerësuara në gërmime për personat e zhdukur. Deri më tash qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.
Janë 1 mijë e 585 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.