Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në provincën jugore italiane të Caserta , duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ekipet e emergjencës po kërkojnë për një grua dhe djalin e saj, të cilët janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.
Të zhdukurit , një grua rreth të 70-tave dhe djali i saj në të 40-at, po udhëtonin me mjetin e tyre kur u përfshinë nga rrëshqitja e dheut.
Shërbimet e urgjencës gjetën rrënojat e mejtit me të cilin udhëtonin të shkatërruar nga balta në një argjinaturë.
Situata paraqitet më problematike në San Felice a Cancello , një qytet i vogël rreth 30 kilometra në verilindje të Napolit, si dhe bashkitë përreth.
Vala e motit të keq është zhvendosur në jug të Italisë, pasi në fillim të kësaj jave, pasi stuhia dhe breshëri goditwn rajonet e Milanos dhe Komos, si dhe në bregdetin toskan.