Vizita që shefi i CIA-s, William Burns pati në Prishtinë është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes. Analistët në Kosovë pretendojnë se Burns përveç Kurtit dhe Osmanit ka takuar edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Nga BDI-ja, as nuk e mohojnë, por as nuk e pohojnë nëse Ahmeti ka takuar Burns-in. Por për këtë temë ka folur miku i afërt i Ali Ahmetit, Ismet Sylejmani.
A është takuar në Prishtinë me shefin e CIA-s kreu I BDI-së Ali Ahmeti? Kjo është dilema që kanë hapur opinionistët në Kosovë të cilët pretendojnë se shefi I CIA-s Wiliam Burns gjatë vizitës së tij në Prishtinë përvec takimeve me zyrtarët e Kosovës ka takuar edhe personalitete politike nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
(Biesdë në emisionin Kosova Today në Klan Kosova)
“Personat dhe personalitet që kanë ardhur, nuk është e vështirë..
A mund të jetë Edi Rama?
-Mund të them që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria…”
Duke mos zbuluar detaje, komentuesit politik në Kosovë thonë se takimi ka të bëjë me sigurinë e shteteve në këtë periudhë.
Klan Maqedoni kërkoi përgjigje për këtë nga BDI. Ata as kanë mohuar e as konfirmuar se lideri i tyre Ali Ahmeti të jetë takuar në Prishtinë me shefin e CIA-s Burns.
Ndryshe sot e veprimtari i çështjes kombëtare dhe miku i Ali Ahmetit, Ismet Sylejmani ka shkruar lidhur me këtë çështje.
“Vlera historike dhe rëndësia e madhe strategjike e takimit që do të mbetet përgjithmonë enigmë, dëshmon qartë se sa e madhe është fuqia politike dhe kombëtare, shtetformuese dhe ligjzbatuese në Maqedoninë e Veriut, të personalitetit të padiskutueshëm të popullit, Atdheut dhe Kombit Ai Ahmeti dhe platformës së Tij të qartë e të prerë pro euroatlantike! Popujt dhe kombet i kanë të rrallë udhëheqësit e tyre! I tillë për popullin, Atdheun dhe Kombin shqiptar është Ali Ahmeti!”, ka shkruar Sylejmani
Gjatë qëndrimit në rajonë, Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA, anashkaloi Maqedoninë e Veriut. Ai vizitoi Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë. /tvklan.mk