Incidenti në aeroportin e Shkupit, Gashi: Vjosa Osmanit i dridhej zëri, u pengua incident më i madh me pasoja

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot deklaroi se interpelanca për të nuk është politikisht përmbajtësore. Duke folur për disa vërejtjet dhe shkrimet në media për të gjatë periudhës së kaluar, por edhe pohimet në vetë kërkesën për interpelancë, tha se nuk ka bërë kurfarë shkelje të sekularitetit, si dhe se nuk ka kërkuar nga askush të shkilen ligjet ndërkombëtare apo vendore.

“Nga askush asnjëherë nuk kam kërkuar të shkelë ligje”, deklaroi Gashi në brifingun e parë me gazetarë pas marrjes së funksionit kryetar i Kuvendit, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me udhëtimin e tij privat me automjete zyrtare në një dasëm në Kosovë.

Gashi e përmendi dhe rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai tha se në atë rast ka ndihmuar sepse Osmani e kishte telefonuar nga vendi i ngjarjes dhe i ka kërkuar ndihmë.

“Më thirri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dridhej zëri, kërkonte ndihmë. Ajo më tha se kishte probleme në aeroportin e Shkupit dhe se ishte ndarë nga fëmijët që ishin gjithashtu në aeroport. Më tha se fëmijët ishin shumë të frikësuar dhe po qanin. Më duhej të ndihmoja. Nuk e di se cili person nuk do të ndihmonte nëse dikush lutet për ndihmë”, deklaroi Gashi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share