Në RMV u rrit paga mesatare, por produktiviteti mbeti në minus të thellë

Paga mesatare në RMV ka shënuar edhe një rekord të ri në qershor të këtij viti. Ajo arriti në 41.939 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës këtë javë. Në bazë vjetore, rritja nominale ishte 14.8 përqind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar është rritur me 11.2 përqind, transmeton Bloombergadria.

Analizuar sipas sektorëve, në qershor rritja më e vogël me bazë vjetore prej 0.1 përqind është shënuar në miniera, në industrinë përpunuese dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, rritja vjetore e pagës mesatare në qershor ishte 12.9. dhe 13 .7 përqind.

Rrogat e tilla janë arritur në kushtet e reduktimit të prodhimit industrial. Në qershor, minierat u ulën me 9.6 përqind me bazë vjetore. Në sektorin e furnizimit me energji elektrike, ku statistikat shënojnë rritjen më të lartë të pagës mesatare, rënia e prodhimit është edhe më e thellë, duke arritur në 16.7 përqind.

Në të njëjtën periudhë ka rënë edhe produktiviteti në industri. Në qershor të këtij viti, rënia me bazë vjetore ishte 7.5 përqind. Rënie njëshifrore të produktivitetit ka vetëm në industrinë e prodhimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share