LSDM me detaje të reja për arratisjen e Blerim Ramadanit, Mickoski mohon pohimet e LSDM-së, kërkon hetim nga prokuroria

LSDM-ja opozitare ka publikuar detaje të reja sa i përket arratisjes së Blerrim Ramadanit . Ata sot gishtin e kanë drejtuar tek Naim Ramuka shef i policise për kufirin verior pran MPB se është orgamnizator bashkë me një punonjës të klomunës së Cairit të arratisjes së ish ushtarit të UCK-së Blerim Ramadani. Insistojnë në dorëheqjen e ministrit Toshkovski dhe përgjgjesi penale për Ramukën.

Ata kërkojnë që, Prokuroria Themelore Publike të të hapë menjëherë procedurë për lirimin e organizuar të Ramadanit nga persona të punësuar në Ministrinë e Brendshme

“Më 14 gusht, ditën kur Ramadani zyrtarisht largohet nga vendi, një person tjetër e dërgon përtej kufirit. Këtë here për transport me veturë të tipit Volksvagen Pasat dhe tabela të regjistrimit të Shkupit, është angazhuar një person i punësuar në Komunën e Çairit si udhëheqës. Nuk do ta zbulojmë identitetin e tij dhe do të presim që atë ta bëjë PTHP. Ky person dhe Blerim Ramadani në kufirin në Bllacë janë lëshuar nga shefi i ndërrimit pa kontroll, i cili ka marrë urdhër direkt nga Naim Ramuka”, tha Mitko Trajçuloski nga LSDM.

Kryministri Hrisjtan Mickovski ka mohuar pohimet e LSDM duke kërkuar që me këtë të meret Prokuroria.

Partia e tij VMRO  DPMNE më herët gjatë ditës ka vazhduar të kërkoj  përgjegjësin për arratisjen e Ramadanit tek gjykatësi Pajazit pajaziti dhe akuzuan LSDM se po e mbron të njejtin.  

Deri kur LSD do ta mbrojë gjykatësin Pajazit Pajaziti dhe do ta fshehë se nga burgu u ikën të burgosurit për vrasjen te Mavrovasja? Pajaziti është fajtori i vetëm pse Blerim Ramadani iku. Po të shqiptonte Pajaziti paraburgim efektiv me burg, tani Ramadani do të ishte në Shutkë. Pajaziti duhej të shkarkohet menjëherë, është vetëm gjykatës për të mbrojtur LSD-në dhe BDI-në përmes instalimeve të tyre në gjyqësor. LSD gënjen dhe manipulon me ditë të tëra, vetëm që ky ekzekutor i BDI-së të mbetet gjykatës”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Gjykata Supreme dje solli vendim për lëndën e ekstradimit të Ramadanit me të cilin anulohet Vendimi i Gjykatës themelore penale Shkup dhe lënda kthehet në procedurë të sërishme. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share