TIM WALZ PRANON NOMINIMIN PER ZV/PRESIDENT TE SHBA-SE
OPRAH WINFREY DHE ISH-PRESIDENTI CLINTON: AMERIKA NUK KA NEVOJE ME TRUMPIN
Tim Walz, në një fjalim emocionuar në ditën e tretë të Konventës Demokratike pranoi nominimin si zv/president të SHBA-së. Ai u shpreh se fitorja e Kamala Harris do të kthejë faqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është nderi i jetës sime të pranoj nominimin tuaj për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi të gjithë këtu sonte për një arsye të bukur dhe të thjeshtë: ne e duam këtë vend,tha kandidati pwr zëvendësrpresident Tim Walz.
Shumë amerikanë nuk kishin dëgjuar kurrë për Walzin para se Harris ta zgjidhte për kandidat për nënpresident. Ai para demokrateve tregoi për përvojën e tij si trajner futbolli, për shërbimin në Gardën Kombëtare dhe për problemet e familjes së tij me fertilitetin, të gjitha këto pjesë të biografisë së tij që republikanët e vendosen në pikëpyetje që kur Harris e zgjodhi atë.
Ai u shpreh se Amerika duhet të jetë një vend ku fëmijët nuk janë të uritur, kujdesi shëndetësor dhe strehimi janë të drejta njerëzore. Mes të tjerash Ëalz tha se një Shtëpi e Bardhë me një Trump në krye nuk do t’i shërbente askujt përveç të pasurve dhe më ekstremistëve.
Ndërkaq producentja amerikane Oprah Winfrey bëri një paraqitje surprizë ku u kërkoi demokratëve të “zgjedhin mendjen e shëndoshë mbi marrëzitë”.
Le të zgjedhim lirinë. Pse? Sepse kjo është më e mira e Amerikës. Ne jemi të gjithë amerikanë. Dhe së bashku, le të zgjedhim të gjithë Kamala Harris!” .Le të zgjedhim të vërtetën, le të zgjedhim nderin, le të zgjedhim gëzimi kjo është më e mira e Amerikës, thote OPRAH WINFREY PRODUCENTE
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, sulmoi Donald Trump dhe u shpreh se Amerika nuk pëlqen më kaosin dhe shtrëmbërimin e së vërtetës. Delegatët dëgjuan gjithashtu nga Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, te lavdëronte Harris dhe falënderoi Biden për shërbimin e tij ndaj vendit.
Tensionet rreth luftës në Gaza ishin ende të dukshme, pasi delegatëve pro-palestinezë iu refuzua kërkesa për një fjalim dhe protestat vazhduan jashtë vendit ku mbahej Konventa e Demokratëve.