Administratorët shqiptarë përplasin BDI-në dhe VLEN-in

 

VLEN I QUAJTI ‘MYK I BDI-së, PËR BDI-në KJO ËSHTË FYERJE PËR SHQIPTARËT

Koalicioni Vlen administratorët shqiptarë dy ditë më parë I quajtën ‘MYK i BDI-së’,  duke ju drejtuar partisë së Ahmetit se nuk do ta rehabilitojnë mykun e BDI-së nëpër institucione”. BDI dje I quajti skandaloze dhe fyerje për shqiptarët qëndrimet e tyre, sot Vlen doli me shpjegim se cili është sinonim I fjalës MYK për këtë koalicion.

VLEN vazhdon të ofondojë punonjësit e administratës dukem I quajtur MYK. Sipas tyre MYK nuk janë të gjithë shqiptarët, por vetëm ata, sic thonë ushtarët në administrat që I shërbëjnë BDI-së.

Sipas koalicionit  VLEN, BDI në mënyrë indirekte ka pranuar se po përpiqet me të gjitha forcat dhe instalimet e saj në institucione të pengojë punën e Qeverisë së re vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia penale”.

KOALICIONI VLEN

“Myku i BDI-së” nuk janë shqiptarët me dinjitet dhe të ndershëm në administratë, por ushtarët e verbuar partiakë të cilëve më shumë u intereson udhëheqësia e kriminalizuar në Reçicë të Vogël sesa drejtësia dhe funksionimi i sistemit”. “Sinonim për “mykun e BDI-së” është të paralajmërosh se do të largohesh nga BNJVL-ja gjoja për shkak të diskriminimit të komunave që drejtohen nga kryetarët e tyre. Sinonim për “mykun e BDI-së” është të nxjerrësh tre akte juridike për të detyruar sistemin e drejtësisë të ekstradojë një ish-luftëtar të UÇK-së në Serbi”, thonë nga VLEN.

Fjala ‘MYK’ që përdor VLEN  për BDI-në është fyerje ndaj të gjithë adiminstratorëve shqiptarë..Partia e Ahmetit i cilësoi si skandaloze qëndrimet e VLEN-it, dhe fjalorin fyes që ka përdorur për administratorët shqiptarë.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

 “BDI është e shokuar nga ofendimet e përditshme të vazalëve nga Vlen, humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ndaj administratorëve shqiptarë në organet e shtetit duke i quajtur ato MYK, të mykosur.  Më herët, Taravari i kishte quajtur byrek-mbajtës e byrek-blerës të maqedonasve, ndërsa sot, çdo administratorë shqiptarë qenka i mykur”.

Kjo përplasje filloi dy dytë më pare ku Koalicioni VLEN, akuzoi partinë opozitare se përmes administratës së saj është duke penguar punën e Qeverisë së re.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share