Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot pasdite ka njoftuar se të dyshuarit për vrasjen e djeshme në parkingun te QT Mavrovasja i është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve.
“Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për caktimin e masës së arrestit kundër E.K. nga Shkupi, i dyshuar për dy vepra penale Vrasje dhe Vrasje në tentativë, si dhe një vepër penale Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje me armë zjarri, lidhur me vrasjen e djeshme në parkingun në QT Mavrovasja, pas marrjes në pyetje të të dyshuarit në prani të avokatit të tij, ka marrë vendim me të cilin pranohet propozimi dhe i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Penale.
Sipas vendimit, paraburgimi është caktuar për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1 pikat 1, 2 dhe 3, përkatësisht Rreziku i arratisjes, Pengimi i hetimit me ndikim ndaj dëshmitarëve dhe përsëritja e veprës penale. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankimi në këshillin penal të kësaj gjykate.
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se SPB Shkup në tërësi i ka zbardhur veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë”, të cilat janë kryer dje në parking hapësirat prapa Qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku me përdorimin e armës së zjarrit është vrarë V.E. (58) nga Shkupi dhe në rr. “Stojna Stefkova”, ku me pistoletën është shtënë në drejtim të nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
Nga MPB kanë theksuan se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve dhe reagimit të shpejtë të SPB Shkup, forcat speciale policore, helikopter dhe drone është kapur dhe është privuar nga liria autori i veprave penale E.K. (39) nga Shkupi.