Paga minimale në vend është më e ulët në rajon dhe prandaj menjëherë është e domosdoshme rritja e pagës minimale në vlerë prej të paktën 450 euro, theksoi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) Sllobodan Trendafilov në konferencën e sotme për shtyp me rastin e shënimit të 78-të vjetorit të ekzistimit të Lidhjes dhe shtoi se shporta minimale sindikaliste nga dhjetori është rritur për 4.600 denarë, ndërsa inflacioni në gjashtë muajt e parë të vitit është 3,65 për qind.
Katërqind e pesëdhjetë euro pagë minimale jo vetëm që është realitet, por edhe e domosdoshme, theksoi Trendafilov, sepse, siç tha ai, nuk duhet të lejojmë që punëtorët e Maqedonisë të paguhen më pak në rajon dhe vendi sërish të jetë “eldorado si në vitin 2008 për kompanitë e huaja të cilat duan ta eksploatojnë punëtorin e Maqedonisë”.
“Derisa ne flasim nëse duhet të rritet paga minimale në Maqedoni, vendet e rajonit e rrisin me tempo të përshpejtuar, dhe kështu Mali i Zi ku paga minimale ishte 450 euro, në periudhën e ardhshme do të jetë 600 euro për punëtorët me arsim fillor dhe të mesën, ndërsa për të punësuarit me arsim të lartë deri në 800 euro pagë minimale. Në Bullgari paga minimale arrin 500 euro, kolegët dhe koleget tona nga Serbia negociojnë për 500 euro pagë minimale dhe besojmë se nuk duhet të lejojmë si shoqëri, si shtet, si punëtorë, si sindikata, që punëtorët tanë të paguhen më pak dhe sërish Maqedonia të jetë eldorado si në vitin 2008 për kompanitë e huaja të cilat duan të eksploatojnë punëtorët e Maqedonisë”, theksoi Trendafilov.
Ai thotë se shporta sindikaliste të cilën e tregon LSM duhet t’i thyejë dilemat e ekspertëve, përfaqësuesve të Qeverisë dhe punëdhënësve në sektorin privat, sepse shporta minimale sindikaliste nga dhjetori është rritur për 4.600 denarë, ndërsa sërish, inflacioni në gjashtë muajt e parë është 3,65 për qind.
“Ose nuk llogaritet inflacioni siç duhet ose blerja në vende të gabuara në markete ku çmimet me të vërtetë janë të ulëta ose blejnë në vende të huaja. Ne nuk e dimë si të jetojmë me 4.600 denarë shpenzime të rritura për jetë në një familje katër anëtarëshe dhe flasim për rritje të pagave, e cila menjëherë është e nevojshme, ndërsa nga ana tjetër dëgjojmë justifikime se çmimet e nxisin rritjen e pagave dhe se për shkak të kësaj janë rritur çmimet. Pyes publikisht, pse çmimet rriten edhe krahas asaj të pagat e të punësuarve në shtet nuk rriten këtë vit për shkak të zgjedhjeve. Pyes ekspertët të përgjigjen për ne, punëtorët, qytetarët, pensionistët të cilët blejnë në markete, pse çmimet rriten dhe askush nuk kujdeset dhe nuk kontrollon rritjen e tillë të pajustifikuar, pse lejojmë që pronarët në Maqedoni të pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve dhe nuk ndërmarrim asgjë në lidhje me këtë”, theksoi Trendafilov.
Në dy vitet e fundit, shtoi LSM ka arritur t’i rrisë pagat e punëtorëve ndërmjet 28 dhe 56 për qind, por thotë se nuk është e mjaftueshme dhe punëtorët nuk janë të kënaqur kur shohin se funksionarët gëzojnë rritje të pagave prej 78 për qind.
“LSM është Sindikata e vetme e njohur nga të gjithë punëtorët në Maqedoni, sindikatë e cila është mbrojtësi kryesor i të drejtave të punëtorëve, sindikatë e cila lufton për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe e cila arriti në dy vitet e fundit t’i rrisë pagat e punëtorëve ndërmjet 28 dhe 56 për qind. Kjo nuk është e mjaftueshme, punëtorët nuk do të jenë të kënaqur, kur shohin se punëdhënësit nuk do të jenë të kënaqur, kur shohin se punëdhënësit, përkatësisht funksionarët, gëzojnë 78 për qind paga të rritura dhe nuk shohin arsye t’i ulin, për faktin se po të reduktoheshin do të jepnin dorëheqje nga funksionet që i kanë kryer”, thotë Trendafilov.
Ai kërkoi heqjen e gjykimit të Gjykatës Supreme për konfiskimin e ndërtesës së LSM-së, ndërsa si arsye e theksoi gjykimin tre vjet burg për gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Naqe Georgiev, për të cilin tha se është njëri nga fajtorët më të mëdhenj për vendimin e Gjykatës Supreme për marrjen e Shtëpisë së Punëtorëve.