Barack Obama: Harris, kapitull i ri për SHBA-në! Amerikanët nuk kanë nevojë për katër vite të tjera kaosi me Trumpin në krye

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle Obama, në Konventën Demokratike iu bënë thirrje amerikanëve që të mbështesin Kamala Harris, e cila do të kthejë faqen në historinë amerikane.

Ata i thanë votuesve se duhet te mbështesin një kapitull të ri ne historine amerikane. Fajalimet e ciftit obama elektrizuan audiencën e madhe në Çikago.

“Ndihem plot shpresë sepse kjo konventë ka qenë gjithmonë shumë e mirë për ata që besojnë se SHBA-ja është një vend ku çdo gjë është e mundur, sepse ne kemi një shans për të zgjedhur dikë që ka kaluar gjithë jetën e saj duke u përpjekur t’u japë njerëzve të njëjtat shanse për Amerikën. Kamala Harris do ja arrijë këtë. Votoni.”, tha ish-presidenti Obama.

Ish presidenti Obama tha se Amerika nuk ka nevojë edhe për katër vite të tjera nen drejtimin e Donald Trump.

“Këtu është një miliarder 78-vjeçar, i cili nuk ka pushuar së qari për problemet e tij. Tani ai ka frikë humbjen ndaj Kamalës. Ne nuk kemi nevojë për katër vite të tjera rrëmujë dhe kaos. Ne e kemi parë atë film më parë, dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq. Amerika është gati për një kapitull të ri”, tha Obama.

Michelle Obama beson se diçka magjike do të ndodhë në nëntor në SHBA me fitren e Kamala Harris.

“Kamala Harris dhe unë e ndërtuam jetën tonë mbi të njëjtat vlera themelore. Fitorja e saj do të sjellë një kapitull të ri. Ne e dimë se njerëzit do të bëjnë gjithçka që munden për të shtrembëruar të vërtetën. Për vite me radhë, Donald Trump bëri gjithçka në fuqinë e tij për t’i bërë njerëzit të kenë frikë nga ne”, tha Michelle Obama.

Sondazhet tregojnë se Harris ka një epërsi të vogël ndaj Donald Trump në nivel kombëtar, por zgjedhjet në SHBA do të vendosen në një pjesë të vogël të shteteve kyçe.Aktualisht fushata e zv/presidentes amerikane Kamala Harris ka mbledhur rreth 500 milionë dollarë që kur ajo u bë kandidate presidenciale demokrate, një grumbullim fondesh rekord që pasqyron entuziazmin e donatorëve për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share