Vritet një person në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”, MPB: Dy persona të arrestuar, tjetri në kërkim

Dy persona kanë përfunduar në pranga kurse njëri ende është i pa kapshëm për policinë, pas vrasjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare Mavrovasja ku një person u qëllua me armë zjarri dhe ngeli i vrarë në vendin e ngjarrjes.

Në asksionin e policisë ka pasur përleshje me armë zjarri  në mes personave të dyshuar dhe policisë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ku një person është vrarë në parkingun pranë qendrës tregtare “Mavrovajsa” në qendër të Shkupit.  Sipas informacioneve të MPB personi me iniciale V.E  që pretendohet të jetë pronar i një biznesi privat është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Mënjeherë pas ngjarrjes në aksionin e policiisë ku janë përfshirë edhe forcat speciale të policisë  janë arresutuar dy persona kurse një tjetër është në arrati.

Nga MPB bëjnë të ditur se në askionin e policisë personat e dyshuar janë përleshur me policinë ku kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim tëpolicisë ku të njejtit I janë kundërpërgjigjur.

“Gjegjësisht, në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili ndodhet në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në aksionin e policisë janë përfshiirë forcat speciale të policisë, helikopterë dhe drone, gjithashtu është mbyllur një pjesë e qytetit, ku policia vazhdon kontrrollet nëpër disa banesa dhe automjete.

Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesit kanë qëlluar viktimën, më pas I kanë  marrë sende nga makina dhe janë larguar.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share