Liga e Parë: Fitojnë Struga TL dhe Gostivari, zhgënjen Shkëndija, humbin Shkupi dhe Voska Sport

Pesë fitore të ekipeve vendase dhe një barazim me gjithësejt 13 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të  xhiros së dytë të sezonit vjeshtor në Ligën  e Parë të futbollit.

Ndeshja derbi Gostivari – Shkupi që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Shtip përfundoi me  fitoren e vendasve 2-0 me dy  golat që i shënoi Potuk në pjesën e parë të ndeshjes.  Pas  ndeshjes  sipas  informatave  jozyrtare   drejtuesit e  FC Shkupi  kanë shkarkar trajnerin Ernest  Gjoka.
Ndeshja mes kampionit në fuqi Struga Trim Lum dhe debutuesit në Ligën e parë Besa e Dobërdollit përfundoi me  fitoren e kampionëve 1-0 me një gol të vetëm që e shënoi Radiq në fillim të pjesës së dytë. Me  këtë fitore skuadra e Qatip Osmanit me 6 pikë maksimale e vetmuar kryeson  tabelën e klasifikimit.

Shkëndija edhe sezonin e ri në cilësinë e vendasit e nisi me zhgënjim  pasi  barzoi  1-1 me  ekipin e  Rabotniçkit . Goli për vendasit ishte autogol i futbollistit mysafirë  Dino Alomeroviq , ndërsa barazoi Atdhe Mazari. Pra skuadra kuqezi  edhe  ëtë kampionat   e filloi me  barazim në cilësinë e vendasit  ashtu  si edhe  dy  sezonet e klaluara ku në shumë   takime  para  tifozëve  vendas  përfunduan me barazim.

Fitore  të thellë 4-0  shënoi Sileksi në përballjen me  AP Brera. Aitorb të golave për vendasit ishin Marko Gjorgjievski 3 gola dhe Dodev 1 gol. Hat trik i Marko Gjorgjievski është i pari në sezonin e ri të futbollit vendor. Fitore në cilësinë e vendasit shënoi edhe Toikvesh që mundi Voska Sportin 2-1 me  golat që realizuan
Ediz Spahiu 2 gola, ndërsa  Jahja  shënoi për Voska Sport.

Ndeshja e fundit e javës së dytë me Vardarit dhe  Pelisterit përfundoi me  fitoren e vendasve 1-0  me një gol të vetëm që e shënoi Dianisu në minutat e  fundit të ndeshjes.
Rezultatet

Gostivari – Shkupi                                     2-0
Shkendija – Rabotniçki                             1-1
Sileks – AP Brera                                        4-0
Struga Trim Lum – Besa 1976                  1-0
Tikveshi – Voska Sport                              2-1
Vardari – Pelisteri fillon në ora                 1-0

 

Pas dy xhirove të zhvilluara tabela duket  sa vijon: Struga Trim Lum me 6 pikë, Shkëndija, Gostivari dhe Rabotniçki me nga 4 pikë, Sileksi, Tikveshi, Vardari  dhe  AP Brera me nga  3 pikë, Voska Sport, Pelisteri dhe Shkupi me  nga  1 pikë, ndërsa Besa  0 pikë

 

Në xhiron e tretë më 26 gusht, takohen: AP Brera – Shkëndija, Besa – Tikveshi, Pelisteri – Sileksi, Rabotniçki – Struga Trim Lum, Shkupi – Vardari dhe Voska Sport – Gostivari. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share