Vdes pacientja për të cilën nuk kishte vend në Klinikën Infektive! LSDM: Alarmuam rastin – kërkojmë përgjegjësi!

Ka ndërruar jetë pacientja me leukemi limfoide dhe me COVID, e cila nuk ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive, për shkak të rinovimit të repartit për kujdes intensiv.

Ajo ka qenë e shtruar në Klinikën për hematologji, nga ku kanë kërkuar të transferohet në respirator, por nga Klinika Infektive kanë thënë se nuk kanë një mundësi të tillë.

Është kërkuar hospitalizimi edhe në KARIL, por atje nuk ka patur hapësirë të izoluar për pacientë që rezultojë pozitiv me COVID-19.

Për këtë rast, sic thonë, nga mëngjesi kanë alarmuar nga LSDM-ja.

“Pacientja e cila në mëngjes ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, e që nuk ishte pranuar në Klinikën Infektive dhe në KARIL, ka ndërruar jetë. Ky është skandal dhe duhet të ketë përgjegjësi. Të dalin Drejtorët e Klinikës Infektive dhe të KARIL të përgjigjen se përse nuk është pranuar pacientja. Ku është Ministri Taravari gjatë gjithë ditës për të intervenuar, pas inga mangjesi LSDM-ja alarmoi për problemin? Kërkojmë hetime dhe përgjegjësi për vdekjen e pacientes. LSDM-ja ka qasje të plotë e të saktë për të gjithë rastin dhe do ta bëjë publike nëse Inspektorati përpiqet ta fsheh rastin. Ky është rasti I parë, por mund të ketë edhe viktima tjera” – thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share