Rritet Intensiteti i trafikut në vendkalimet kufitare – Pritje të gjata për hyrje në Kroaci dhe Hungari!

Vazhdon të jetë në rritje intensiteti I trafikut në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe sidomos me Serbinë.

Paraditja dhe pasditja e së dielës, gjykuar sipas kamerave nëpër vendkalimet kufitare të vendkalimit kufitar Tabanovcë – Preshevë, ka shënuar fluks të madh automjetesh.

Padyshim se në mesin e udhëtarëve ka edhe shumë mërgimtarë të cilëve pasi u ka përfunduar pushimi janë nisur drejt vendeve të perëndimit.

Por, autoritetet serbe, gjithashtu njoftojnë për pritje të gjata në vendkalimet kufitare drejt Kroacisë dhe Hungarisë, kurse për në Preshevë njoftohet se pritjet janë deri 30 minuta.

Sipas mediave serbe, në dalje drejt vendkalimit kufitar në Batrovcë për në Kroaci pritjet janë deri 6 orë për autobusët katër orë, kurse në vendkalimin kufitar Horgosh pritjet janë deri 5 orë, kurse për autobusët katër orë.

Ndrsyhe, nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share