Liga e dytë: Java e parë me efikasitet të lartë, katër gola mesatarisht në çdo ndeshje!

Me shtatë ndeshjet e zhvilluara zyrtarisht  nisi kampionati  I ri 2024/2025 në Ligën e dytë të futbollit vendor, ndeshja e  tetë Boreci – Bashimi është shtyrë pë datën 20 gusht. Në shtatë ndeshjet e zhvilluara sot ekipet vendase dolën fitues ne tre takime dy përfunduan me barazim dhe në dy ndeshje  fituan mysafirët. Gjithësejt u shënuan  28  gola  apo mesatarisht 4  gola në çdo ndeshje   

Arsimi i Çegranit kamoionatin e ri e filloi furishëm, në stadiumin e qytetit në Gostivar me nje fanatstike mundi Bellasicën e Strumivcës  me rezultat të sigurtë 4-2 edhepse skuadra mysafire  e para kaloi në epërsi  që në minute e 4-të, por djelmoshat e trajnerit Vildan Saliu në asnjë moment nuk u ndalën dhe jo vetëm që e pëmbysën epësinë e mysafirëve por në fund more fitore të thellë 4-2 me  golat që i shënuan  𝗟𝗲𝗼𝗻𝘁𝗶𝗻 𝗕𝗮𝗷𝗿𝗮𝗺𝗶, Shpend Asani dhe Ersin Shabani nga 1 gol. 

Trajneri  Vildan Saliu pas  ndeshjes  tha: “Kjo fitore e madhe është rezultat I angazhimit maksimal të gjithë  lojtarëve. Urime Lojtarëve, urime publikut të shkëlqyeshëm, urime KF Arsimit, vazhdojmë me rrugëtimin e sukseseve” .

 Fitore në cilësinë e vendasit  shënuan edhe  Bregallnica e Shtipit kundër Pobedës  2-1 dhe Makedonija Gj.P kundër Ohrit  2-0. Me  rezultat të barabart  përfunduan takimet Skopje – Vardarski 2-2 dhe Kozhufi – Kamenica Sasa 2-2. Ndeshja  Boreci – Bashkimi është shtyrë pë 20 gusht.

 Rezultatet e xhiros së parë

Arsimi – Belasica 4-2  

Bregalnica – Pobeda  2-1

Detonit Plaçkovica –  Novaci   2-4

Skopje – Vardarski   2-2

Kozhufi Gevgelija – Kamenica Sasa  2-2

Makedonija GjP – Ohri  2-0

Osogova – Vardar Negotino  1-2

Borec – Bashkimi luhet  më 20  gusht

Në xhiron e dytë më 24 gusht, në ora  16:00, takohen:

Bashkimi – Makedonija Gj,P, Kamenica Sasa – Detonit Plaçkovica,  Novaci – Bregallnica, Ohri – Arsimi, Osogova – Skopje, Pobeda – Boreci, Vardari Neg – Bellasica , Vardarski – Kozhufi. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share