MPB-ja ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-Zv/Ministrit plotësues në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë Teknike, Mitko Bojmacaliev, për shkak të dyshimeve se derisa ka qenë shefi I kabinetit t ëish-Ministrit Oliver Spasovski, në mënyrë të jashtëligjshme kanë ndaluar punësimin e një personi në Ministri.
Krahas kundër tij, për veprën e njëjtë penale “cënimi i të drejtës nga marrëdhënia e punës”, MPB-ja ka dorëzuar kallëzim penale edhe kundër Kryeshefes së Sektorit për Menaxhim me Resurse Njerëzore.
Krahas kallëzimit penal, Departamenti për Kontroll të brendshëm pranë MPB-së kundër dy të dyshuarve do të dorëzojë propozimin për inicimin e procedurës për shkelje të rregullave të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme që të largohen nga vendi I punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore. /tvklan.mk