Spitali Klinik i Tetovës – Taravari dyshon për keqpërdorime, Demiri me akuza për goditje politike!

Pas promovimit të donacionit nga “Ecolog” në Spitalin Klinik të Tetovës i cili u tha edhe nga vet Lazim Destani se është bërë e gjitha me insistimin dhe iniciativën e ish drejtorit Ilir Demiri, Ministri aktual i shëndetësisë Arben Taravari pas evenimentit duke iu përgjigjur pyetjeve të Gazetarëve shfrytëzoj momentin e mungesës së Ilir Demirit dhe akuzoi të njejtin se ka dyshime për keqpërdorime, për çka tha se do të ngritet edhe një komisiom për revizion.

“Jemi duke reviduar shumicën e institucioneve, edhe në Tetovë në spitalin klinik kemi indicje për keqpërdorime, nuk e di si do të del në fund nuk dua të paragjykoj, por kemi indicje se ka pasur keqpërdorime prej ish drejtorit të spitalit klinik të Tetovës por na jepni hapësirë që të dalim me dëshmi në qoftë se kjo është e vërtetë” tha Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari

Akuzat i ka mohuar kategorikisht ish drejtori Ilir Demiri. Ai vlerëson se Ministri mundohet të bëjë vetëm goditje politike ndërkaq thekson se qytetarët e kanë parë punën e tij në Spitalin Klinik të Tetovës, i cili sipas Demirit, u gjet i shkatëruar dhe me borxhe ndërsa sot me të hyra të mjaftueshme vetanake, me ashensor funksional dhe me shumicën e reparteve të renovuara

“Ti bëj të sigurtë të gjithë qytetarët e Tetovës se investimet në spitalin klinik të Tetovës kanë qenë transparente dhe nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, posaçërisht prej një njeriu që drejton institucion. Spitali klinik i Tetovës për gjashtë muaj sa e menaxhova unë ndodhi një ndryshim i madh dhe revolucion pozitiv. Unë ju bëj thirje të gjithë bartësve të funksioneve publike që ajo punë që ka ndodh në spitalin e Tetovës të reflektoje dhe të mund të jenë edhe ata të suksesshëm që të realizojnë. Duhet të paktën të bëjmë një komparacion çka kanë bërë ato dhe çka kam bërë unë shpresoj se gjykimi i popullatës është më i drejtë nga gjithë gjykimet, njerzit e vlersojnë dhe do e çmojnë se cila është ana e drejtë dhe si duhet të veprohet”, u shpreh Ilir Demiri.

Deri tek përplasja mes Taravarit dhe Demirit ka ardhur si pasojë e investimeve që u bënë në gjashtë mujorin ku drejtor ishte Ilir Demiri, për të cilat Ministria hedh dyshime për keqpërdorime, ndërkohë që harron se shumica e këtyre investimeve ishin donacione nga popullata dhe biznesmen të afërt me ish drejtorin Demiri.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share