Ura e Ibrit në Mitrovicë, Osmani: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët e Kosovës!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vlerëson se ura e Ibrit duhet të hapet në një moment të përshtatshëm dhe në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar, në mënyrë që hapja e saj për qarkullimin e automjeteve të jetë e përhershme.

Thotë se SHBA-ja nuk është kundër hapjes së urës, por kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar.

Ndërsa i quan raciste deklaratat e zëdhënësit të BE-së se hapja e urës që hapja e urës të zgjidhet në dialogun me Serbinë.

Ditë më parë Bashkimi Evropian ka konfirmuar se  planifikon që “statusin” e Urës së Ibrit në Mitrovicë ta vendosë në agjendën e takimi të ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore të Ibrit janë çorientuese.

Ai këtë reagim e ka bërë pasi  kryenegociator i Kosovës në negociatat me Serbinë, Besnik Bislimi ka thënë se  BE-ja është duke kërcënuar me vendosjen e masave shtesë ndaj Kosovës po qe se zbatohet marrëveshja e ndërmjetësuar nga vetë ajo.

Ura e Ibrit që ndan veriun dhe Jugun e Mitrovicës aktualisht është e hapur vetëm për këmbësor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share