Pyetja e parë që ka të bëjë me listën pozitive të barnave që publikon Fondi i Sigurimeve Shëndetësore me kënaqësi mund të them se nga drejtori jam informuar se do të zgjerohet me tetë barna të reja që nuk kanë qenë më parë në treg dhe me të cilën të siguruarit do kursejnë deri në 2 milion euro.
Barnat që i kanë paguar, vlerësoj që pas një kohe të gjatë po e rifreskojmë atë listë sipas vlerës së shtuar për siguruesit shëndetësor”, tha sot kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë një shtesë në listën pozitive të barnave.
Kryeministri Mickoski pret që në të ardhmen lista pozitive e barnave të zgjerohet edhe më shumë dhe të njëjtët të mos furnizohen përmes familjeve të privilegjuara të furnizuesve të barnave.
“Unë e përshëndetës këtë dhe pres që në të ardhmen të zgjerohet edhe më shumë, gjë që do ta vendosë fokusin tek objektiviteti dhe jo të furnizuesit e privilegjuar të barnave të cilët në dekadat e fundit e kanë shterur sistemin shëndetësor dhe praktikisht e kanë sjell sistemin shëndetësor siç janë vlerat e trefishuara të pajisjeve mjekësore, barnave etj. Dhe tani duan shuma të mëdha të interesit të fitojnë mbi kurrizin e qytetarëve, ndaj bllokojnë institucionet shëndetësore etj.”, tha kryeministri.
Siç tha ai qeveria nuk ka interes tjetër përveç interesit të qytetarëve dhe pacientëve.
“Do të shqyrtojmë gjithçka, do të hetojmë gjithçka, por e mirëpres vendimin e drejtorit të Fondit, vetëm kështu mund të vazhdojmë të punojmë për një interes, pra interesin e qytetarëve dhe pacientëve, nuk kemi tjetër interes”, nënvizoi Mickoski.