Dy të lënduar nga shpërthimi në Pejë – policia sekuestroi një kallash dhe 90 fishek në vendin e ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se nga shpërthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr në QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.

Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё dhe 90 fishek cal: 72×39.

“Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve””, thuhet në njoftim.

Rasti ёshtё duke u hetuar nga njësiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share