Zëvendëskryeminitsri Izet Mexhiti ka shfrytëzuar konferencën mbi decentralizimin të organzuar me rastin e përvjetorit të MO të dërgojë kritika të ashpra ndaj ish partisë së tij BDI.
“Marrëveshja e Ohrit ka qenë marrëveshje për rregullimin e shtetit se si do funksionon shteti dhe jo për pushtetin e një partie politike përjetësisht. Fatkeqësisht kur ishin në qeveri e devalvuan me koncerte, me ahengje private dhe tash kur shënohet në mënyrë zyrtare po instucionalizohet sërish fryma e MO, po e shënon qeveria e RMV-së, ato sërisht ashtu sic janë mësuar prapë vazhdojnë me ahengje partiake”, tha Mexhiti.
I pyetur rreth temës së dëstabilizimit të mundshëm të vendit për cka tërhoqi vërejtjen kryeministri Mickovski, Mexhiti tha se BDI nuk ka kauzë të qartë dhe as kapacitet për një gjë të tillë.
“Mendoj se ka një qështje, se nuk janë mësuar të jenë në opozitë, pas 20 viteve rëndë e kanë të ballafaqohen me të qenurit në opozitë, mirpo për protesta, për destabilizime nuk kanë kauz, nuk mund të jetë kauza pse ata nuk janë në pushtet apo kauza “soravia” edhe dukuritë tjera korruptive të jenë kauzë për shqiptarët në RMV”, u shpreh Mexhiti.
Në konferencën mbi decentralizimin të organizuar nga zv kryeministri Mexhiti të pranishmëve ju drejtuan edhe ekspert të kësaj lëmie si dhe ministri I pushtetit lokal. /tvklan.mk