Mickoski: Me ”Ohrin” asnjëra palë nuk ishte e kënaqur – por marrëveshja solli paqen!

Qëndrimi i partive ndaj shënimit të marrëveshjes së Ohrit, posacërishtë të atye maqedonase edhe këtë vit nxorri në pah se ajo varet nëse janë në pushtet apo në opozitë.

VMRO DPMNE e cila me vite të tëra bojkotontë manifestimet e shënimit të përvjetorëve të MO sot organizoi seancë solemne të qeverisë në të cilën opinionit iu drejtuan kryeministri Hristijan Mickovski dhe zv kryeministri Izet Mexhiti.

”Duhet të jemi real dhe të themi se arritja e MO në atë kohë asnjë nga palët nuk I bëri të kënaqura, por megjithatë MO e solli atë që në atë moment ishte mëse e nevojshme e ajo ishte paqa. Nga ky këndvërshtrim duhet ta kuptojm se ky vend është atdhe I të gjithëve dhe patriotizmi I përbashkët nënkupton të ndërtojmë jetë nën një cati” – tha Mickoski.

Marrëdhëniet ndëretnike sipas Mickovskit  janë shtylla kurrizore e shoqërisë sonë, nuk janë vetëm detyrime ligjore apo marrëveshje politike, por kjo është një proces i gjallë që kërkon angazhimin e të gjithëve,  ka theksuar Mickovski.

”Fakti që jemi të ndryshëm për nga përkatësia etnike dhe fetare nuk na bën të ndryshëm për nga prioritetet dhe nevojat. Ne kemi të njëjtat probleme të përbashkëta dhe prandaj duhet t’i zgjidhim ato probleme së bashku. Jo të gjithë kontribuojnë njëlloj në këtë proces, por pyetja thelbësore është se cilat janë motivet? Abuzohen me temat etnike dhe në emër të saj ndërtohen karriera. Për disa parti politike Marrëveshja e Ohrit është më e mira vetëm kur janë në pushtet, por kur janë në opozitë, menjëherë dalin me kritika, duke harruar se sa i shtrenjtë është çmimi i asaj marrëveshjeje. Ata e përdorin këtë si një platformë për të ndërtuar karriera dhe koalicione biznesi. Dhe kur flasin për vlerat evropiane, dijeni se atëherë ata i shkelin më së shumti ato vlera” – tha Mickoski.

Zv kryeministri Izet Mexhiti në fjalën e tij shfrytëzoi rastin të falmderoj kryeministrin MIckovski për ndarjen e mjeteve për komunat e vendit.

”Shfrytezoi rastin qe kjo qeveri e re nuk eshte vetem ne fjale por edhe ne veprim dhe ketu dua ta falemenderoi edhe publikisht kryeministrin dhe qeverine e re qe 1 miliard euro do te ndahen per Komunat, per decentralizlimin e cila eshte shtylle e marreveshjes se Ohrit edhe e cila do te zgjedh shume probleme esenciale ne Komunat tona ne vendbaniet tona dhe do jete ne funksion te ngritjes se cilesise jetes se qytetareve ne RMV” – tha Izet Mexhiti.

Marrëveshja e Ohrit, e cila ndaloi konfliktin shtatë mujor në 2001, mbijetoi më shumë se tre nga nënshkruesit e saj vendas – presidenti Boris Trajkovski, liderët e PDSH-së dhe PPD-së, Arben Xhaferi dhe Imer Imeri.

Dëshmitarë të sfidave të reja me Marrëveshjen nuk janë më dy ndërmjetësit ndërkombëtarë që ndihmuan në arritjen e këtij dokumenti: diplomati amerikan Xhejms Perdju I cili vdiq në qershor 2021 dhe politikani francez Francoa Léotar në prill të vitit 2023. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share