23-vjetori i MO-së/ Ali Ahmeti: S’do të lejojmë të na ndajnë në shqiptarë të mirë e të këqinj!

Nuk do të lejojmë që të na ndajnë në “dobri Albanci” dhe shqiptar të këqinj.

Kjo ishte porosia e kreut të BDI-së, Ali Ahmrti nga manifestimi i 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit të organizuar nga partia e tij.

Ai më tej tha se duhet së bashku t`i dalim zot të mirës dhe të keqes.

Në fillim të Akademisë për shënimin e përvjetorit të MO para të pranishmëve,  ish kryediplomati Bujar Osmani shpalosi draft propozimin e ekspertit amerikan Paull Uiliams mbi pengimin e majorizimit të shqiptarëve në Maqednin e Veriut.

Në këtë përvjetor folën edhe krerët e tjerë të Frontit Europian, Ziadin Sela, Arjanit Hoxha dhe të tjerët.

Në akademinë e shënimit të përvjetorit të MO nga Fronti Europian, ajo që ra në sy sot ishte mungesa e e kreut të PDSH-së Menduh Thaci. Sipas informatave jozyrtare kreu I PDSH për momentin gjindet në pushime jashtë vendit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share