Ahmeti: Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë me shqiptarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit tha se sot lexon disa deklarata dhe prononcime për Marrëveshjen e Ohrit, dhe shtoi se ata që i bëjnë këto komente as vrima e kavallit të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë.

“Ky vend do ecën përpara në marrëdhënie të mira ndëretnike në radhë të parë në mes komuniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonasve. Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltitin serb, bullgarët dhe grekët”, deklaroi Ali Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share