Vrasja e Liridonës, ende s’ka aktakuzë ndaj të dyshuarve

Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga vrasja e Liridona Ademajt. Por, as pas kaq kohësh nuk ka aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit, Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Rasti është ende duke u hetuar nga organi i akuzës. Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se rasti në fjalë ndodhet ende në hetime, për këtë shkak nuk mund të ndajmë me Ju informata të tjera, deri në një fazë tjetër”, tha ajo për Klan Kosova.

Rasti tragjik ndodhi në nëntor të vitit të kaluar. 30-vjeçarja u vra derisa ishte në veturë me tani ish-bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e saj.

Liridona Ademaj, la pas dy fëmijë (dy djem). Vrasja e saj nxiti reagime të mëdha. Nga ajo kohë të dyshuarit po mbahen në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share