Artisti i njohur kanadez Drake i është bashkuar zyrtarisht firmës globale të investimeve APEX dhe tani është një investitor në skuadrën e sapopromovuar të Serie A, Venezia.
Raportimet e fundit detajonin se si Drake luajti një rol të madh në ndihmën e klubit për të mbledhur rreth 40 milionë euro për ta mbajtur klubin në këmbë në fillim të vitit.
APEX është një firmë investimi e themeluar në vitin 2021, e specializuar në sport, media dhe argëtim. Ata gjithashtu kanë aksione në ekipin Alpine F1 dhe Bay Golf Club.
“APEX, një firmë lider globale e investimeve e njohur për portofolin e saj të larmishëm në sport dhe argëtim, i është bashkuar ikona e muzikës globale Drake në grupin e investitorëve të rinj në Venezia FC”, konfirmoi firma në një njoftim zyrtar për shtyp.
“Ky zhvillim emocionues vjen si pjesë e një partneriteti më të gjerë strategjik me disa investitorë që bashkojnë forcat në klubin italian të Serisë A”.
“Vendimi i Drake për të investuar në Venezia FC shënon hyrjen e tij të parë të rëndësishme në futbollin evropian, duke theksuar interesimin e tij të thelluar për këtë sport. Kjo lëvizje do të sjellë një valë të re entuziazmi dhe njohjeje ndërkombëtare për klubin, i cili është rritur vazhdimisht në rëndësi si brenda dhe jashtë fushës”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.
Venezia e kaloi sezonin 2021-22 në Serie A, i pari i tyre në saktësisht 20 vjet. Megjithatë, ata mbetën në vendin e 20-të deri në fund të atij edicioni dhe kishin borxhe të mëdha në këtë proces.
Pas një qëndrimi dy vjeçar në Serie B, Venezia përfundimisht fitoi promovimin përsëri në ligën e parë përmes play-off-it në fillim të qershorit. /Telegrafi/