Kryeministri Hristian Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ka publikuar se Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) në muajin korrik ka arkëtuar mbi 470 milionë denarë nga pikat pagesore që është rreth 16 milionë denarë më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, para që sipas tij kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar, por tani janë derdhur në arkën e shtetit.
“Normalizimi i situatës në vend do të thotë punë bazuar në ndershmëri dhe parime. Gjetëm një vend në kaos, luftojmë për të vënë rend dhe qëndrueshmëri. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski më informoi se në pikat pagesore në korrik të vitit 2024 ka qarkullim prej 470.194.563 denarë që është për 16.071.251 denarë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto para kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar, ndërsa ndryshim është se nuk kanë përfunduar në arkën e shtetit, ku nga ato para tani ndërtojmë kopshte, shkolla, rrugë. Investojmë në spitale, vende të reja pune”, thekson në postimin në Fejsbuk, kryeministri Mickoski.
Ai thekson se ndryshe nga qeveria e kaluar, kjo qeveri funksionon sipas rendit shtëpiak dhe me përgjegjësi.
“Dallimi është se punohet me përgjegjësi. Opozita bën politikë të pasioneve të vogla dhe në mungesë idesh kritikon, por kjo nuk do të na lëkundë ta rregullojmë atë që e kanë prishur. Shteti është i popullit”, theksohet në profilin në Fejsbuk të kryeministrit Hristian Mickoski.