E teksa dielli shkëlqen në kodrat e thata të San Kataldos në Sicili, kriza e thatësirës tanimë ka përfshirë një pjesë të madhe të rajonit.
Shqetësimin më të madh e kanë ngritur mbarështuesit vendas të dhive. Luca Cammarata përpiqet të gjejë diçka për tufën e tij për t’i ushqyer mes thatësirës së madhe.
Luca Cammarata, mbarështues: Toka është djerrë. Siç mund ta shohim, asgjë nuk është rritur në tokë këtë vit. Kafshët bëjnë një shëtitje, hanë atë që gjejnë dhe më pas ne përpiqemi të plotësojmë dietën e tyre me ujë dhe foragjere.
Mungesa e ujit po godet zonat qendrore të Sicilisë si San Cataldo, në provincën e Caltanissetta-s (kaltaniseta), shumë më rëndë se vitet e kaluara dhe rezervuarët po shterojnë në nivele shumë të ulëta. Një thatësirë e zgjatur vitin e kaluar i bëri autoritetet siciliane të racionojnë ujin, madje edhe për përdorim shtëpiak në qytetet e mëdha.
Mbarështuesit vendas, duke luftuar për të marrë ujin e tyre, tani kanë frikë se së shpejti mund të detyrohen t’i dërgojnë për therje kafshët.
Luca Cammarata, mbarështues: Nëse çdo pikë e fundit e shiut që bie nuk mblidhet, Sicilia do të bëhet një shkretëtirë. Ne kemi nevojë për diga, puse, liqene dhe gjithçka që mund të vendoset për të mbledhur ujë. Ose mund ta plotësojmë këtë nevojë ose jemi të detyruar të therim kafshët.
Kostoja e konsumit të ujit është dyfishuar për Cammarata dhe ai duhet të mbështetet në një kamion-cisternë të Departamentit të Pyjeve që çdo 15 ditë arrin në fermat dhe blegtoritë e provincës.
Alessandro Panzarella, anëtar i komandës të njësive pyjore: Ne po u japim mbështetje këtyre fermave që po përballen me këtë thatësirë të paprecedentë. Ne transportojmë ujë për fermerët e goditur nga mungesa e ujit ose ku mungon rrjeti i ujit. Problemi është se me vetëm një kamion cisternë për të gjithë krahinën, bëhet e pamundur të plotësohet nevojat e të gjithë fermerëve.
Me vetëm një kamion cisternë për të gjithë krahinën, bëhet e pamundur të plotësohen nevojat e të gjithë fermerëve. Situata është katastrofike në shumë ferma në të gjithë provincën e Caltanissetta. Racat vendase sipas mbarështuesve do të zhduken duke ulur kështu edhe prodhimin prodhimin e qumështit dhe disa nënprodukteve të tij.
Sicilia ka vuajtur muaj të tërë reshjesh nën mesataren, ku qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ishulli është përballur prej kohësh me temperaturat e larta të lidhura me ndryshimet klimatike, duke vendosur një rekord evropian të nxehtësisë në vitin 2021 prej 48.8 gradë Celsius.
Klan News