Aksident i rëndë afër Kërçovës, një i vdekur dhe disa të lënduar

Më 09.08.2024, në orën 23:12, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “BMW” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, si dhe katër automjete të parkuara: “BMW”, “Audi”, “Volkswagen Sharan” dhe “Opel”.

Në aksident ka humbur jetën M.K., dhe vdekja është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i “Audit” Gj.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë në të dy automjetet, “Mercedes” dhe “Audi”.

Dy pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të gjitha të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetimin në vendngjarje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share