Hodhi disa pako me materie të gjelbër nga vetura , arrestohet një person në Zhelinë

Më datë 09.08.2024, në ora 22:30, punonjësit e policisë nga NjP- Grupchin në rrugën lokale në fshatin Zhelinë, afër stadiumit, kanë privuar nga liria personin J.U. (25) nga Zhelina, i cili drejtonte veturën ,,Polo” me shenja regjistrimi të tetovës në të cilën ishte duke u transportuar edhe S.A.(24) nga fshati Zhelinë, i cili ka dalë nga automjeti dhe ka hedhur pesë pako me materje të gjelbër bari dhe është larguar me vrap.

Kundër tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share