Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish në lidhje me vetingun që siç thotë, partitë nga qeveria monoetnike janë të frikësuar nga kërkesa e BDI-së, për inicimin e vetingut i cili do të monitorohet nga ndërkombëtarët.
BDI tha se përderisa partitë politike nuk e përkrahin një iniciativë të tillë, janë mashtrues që përpiqen të vjedhin popullin.
“Merrni guximin për të filluar veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan
Ditët kalojnë, dhe partitë nga qeveria monoetnike, të frikësuara nga kërkesa e BDI-së për të iniciuar një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në 30 vitet e fundit, përfshi edhe procesin e privatizimit, kanë mbetur të heshtura dhe po përpiqen të devijojnë temën me kumtesa boshe.
Ejani, menjëherë të fillojmë që secili nga politikanët të paraqesë pasurinë dhe të kaluarën e tij para një komisioni ndërkombëtar të monitorimit për veting.
Derisa nuk e bëni këtë, ju jeni vetëm mashtrues që përpiqeni të vidhni popullin nën sloganin “Kapeni hajnin””, tha BDI.