Serbët nisin të protestojnë në afërsi të urës së Ibrit

Një grup i qytetarëve kanë nisur të protestojë sot në afërsi të urës së Ibrit.

Në protestë shihen dhjetëra pjesëmarrës, derisa të pranishëm janë parë edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq dhe ish-deputeti Slavko Simiq.

Sipas mediave në Serbi, në protestë do të kërkohet edhe moshapja e urës së Ibrit – të cilën po e kërkon me ngulm Qeveria e Kosovës e ka hasur në kundërshtim të ndërkombëtarëve.

Protesta është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili ka thënë se ajo pritet të jetë e qetë.

“Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësin publike”, tha Elshani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share