MICKOSKI – BDI PO PËRGATIT DESTABILIZIM TË VENDIT!
Deklaratat e kryeministrit Mickovski për destabilizim të mundshëm të vendit janë shqetsuese dhe të papërgjegjshëm komentojnëe për KLAN Maqedoni analistët politik. Mickovski është kryeministër dhe jo më lider opozitar andaj duhet të jetë shumë i vëmendhsëm kur deklarohet para oipinionit për cështje të ndjeshme thonë ata.
Albert Musliu në një lidhje telefonike tha se:
”I shoh si të papërgjegjëshme është kryeministër i shtetit këto janë deklarat të fomratitit opozitar. Ashtu që i shoh të papërgjegjshme edhe deklarata të cilat e shqetesojnë veçanarisht popullatën Maqedonase. mendoj se si qeveri e pergjegjshme duhet te deklarahone duhet te ulen edhe te bisedojne ceshtje te hapura politke te cilet egzistojen. Opozites askush nuk mund te ia ndaloi qe te marr gjitha veprimet qe i ka qe te realizoi qellimin e vet politike. maqedonia nuk eshte shtet i sistemit kaluar RMV eshte shtet demokratik eshte qellim demokratik” – tha Albert Musliu, analist.
Derisa deklarat vijnë nga kryeministri i vendit ato duhet të meren seriozishtë komenton Xhelal Neziri i cili gjithashtu nuk përjashtion mundësin që sjellja e këtillë e tij të jetë taktike.
”Deklarata e Mickoskit duhet te merret serizoisht sepse vjen nga nje kryeministër i vendit mirëpo dilemat vazhdojnë të egzistojnë nëse bëhet fjalë për një taktit ose strategji politike të tij apo vërtetë disponon informacione për një destabilizim të mundshëm nga vjeshta, kjo duhet te shihet pra askush në opinion përfshire edhe neve nuk kemi detaje se çfarë informacionesh ai posedon ku e bazon kete konstatim te tij edhe mendoj qe eshte, pa ato informaciopne eshte jo e mire qe te jepet nje vleresim se cfare ai ka menduar ose nese vertet ajo do te ndodh” – tha Xhelal Neziri, analist.
Për publicistin Eroll Rizaov deklarata e djeshme e kryeministrit Mickoski ishte sharlatane. Ai në një shkrim për DË thotë se tendenca e tij është të frigësoj oponionin.
”Cili kryeministër në botë, përveç se i yni, shpall publikisht se po përgatitet destabilizimi i shtetit, nëse nuk është frikësim i opinionit për hir të interesave partiake. Nëse është e vërtetë, atëherë a është kjo mënyra për të parandaluar shpërbërjen e shtetit, fjalët po nxisin destabilizimin, por mos kini frikë, ne jemi këtu, nuk do ta lejojmë. VMRO DPMNE vazhdimisht na shpëton nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. A mendon Mickoski, apo nuk ka fare rëndësi për të, cilat janë pasojat e veprimeve të tilla sharlatane në përmasa të gjera, të cilat mund të digjen shumë më fort dhe më tragjik se sa zjarret për të cilat, natyrisht, fajin e ka qeveria tranzitore. Për lënien e “shkretë” të digjet dhe kjo është klima ideale dhe sukseset e mëdha që Mickoski dhe qeveria e re po i bëjnë për përparim më të shpejtë ekonomik, demokratik dhe kulturor në Maqedoni?” – tha Eroll Rizaov, kolumnist.
Brenda pak ditësh kryeministri Mickovski dy herë deklaroi se BDI-ja po përgatitet për destabilizim të vendit.
Nga BDI u kundërpërgjigjën se ky subjekt është shtetformuese dhe nuk do të lejojë poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve në vend. /tvklan.mk/