Skenare destablizimi/ LSDM: PTHP-ja t’i hetojë njoftimet – Mickoski s’ka njoftuar as VLEN-in!

“Një Kryeministër i cili thotë se posedon informacione për cënimin e sitautës së sigurisë në vend, kurse nuk ndërmerr asgjë rreth kësaj është bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejtë në këtë skenar eventual” – thonë socialdemokratët duke njoftuar se Mickoski është duke heshtuar ndaj thirrjeve të LSDM-së për t`i publikuar këto njoftime. LSDM-ja kërkon veprimin urgjent të institucioneve.

“Nëse këtë e bën për t`i frikësuar qytetarët dhe të manipulojë me ndjenjat e tyre në përpjekje për të ndryshuar temat nga skandalet që përcjellin qeverinë e tij, atëherë bëhet fjalë për njeriun I cili nuk ia do të mirën popullit të tij. Kërkojmë urgjentisht të prononcohet për këto pohime, kërkojmë që Siljanovska Davkova, nëse është e konsultuar, ta thirrë Këshillin për Siguri. Kërkojmë që Prokuroria të inicojë hetime dhe Mickoski të merret në pyetje” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Por, jo vetëm që është duke heshtur ndaj thirrje të LSDM-së, Kryeministri Mickoski duket se nuk ka njoftuar as partnerët e koalicionit lidhur me informacionet për destabilizim të vendit.

Nga VLEN edhe pse pjese e qeverise ne nje linje me LSDM opozitare. Informacionet Mickoski t`ia dorwzoje Prokurorise.

“Nuk kemi informacione për ndonjë destabilizim dhe cfarë informatash disponon Kryeministri. Nëse ka informacione, është Prokuroria Publike dhe vlerësoj se institucioni pas nesh duhet të ndajë informata” – thonë nga VLEN.

Nuk ka munguar as edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së. Partia në pushtet porosit LSDM-në dhe Kuzeskën që të kenë kujdes se cfarë flasin nëpër press-konferenca.

“Për dallim nga koha e LSDM-së kur nuk kishte përgjegjësi, tani në kohën e VMRO-DPMNE-së ka aksion të menjëhershëm nga institucionet dhe askush nuk do të kursehet. Përgegjësi ka për secilin që ka shkelur ligjin” – thonë nga VMRO.

Kryeministri Mickoski gjatë press-konferencës së djeshme me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, theksoi se ka informacione që janë marrë nga shumë kanale, se udhëhehqësia e BDI-së, sic tha, në përpjekje për të mbrojtur kapitalin e krijuar në 20 vitet e fundit, do të ndërmerr hapa për të destabilizuar vendin. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share