Bekim Sali: Nuk kemi informacione për destabilizim të vendit

Bekim Sali nga VLEN tha se nuk ka informacione ne lidhje me deklaratat e Mickoskit se BDI po përgatit destabilizim të shtetit dhe shtoi se, nëse ka diçka të tillë, duhet drejtuar në Prokurorinë Publike.

“Do të thotë nuk kam informacione për çfarë destabilizimi dhe me çfarë informacione posedon kryeministri. Nëse ka informacione, ka Prokurori Publike, siç po drejtohemi ne sot, kështu që vlerësoj se institucioni për këto informacione është pas nesh”, deklaroi mes tjerash Sali.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share